Kurti kujton masakrën e Poklekut: Ne, populli i Kosovës, jemi të mbijetuarit e gjenocidit të Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtar masakrën e Poklekut të Drenicës.
”Më 17 prill 1999, në shtëpinë e familjes Muçolli, u vranë 53 civilë shqiptarë të paarmatosur, nga 75 vjeç, te foshnja 6 muajshe, Liria, e deri te gratë shtatzëna. U vranë edhe foshnjet në djep, e foshnjet e palindura, sepse ishin e ardhmja e një populli të cilin Serbia donte ta shfaroste me projektin serbomadh “Patkoi”.” shkruajti kryeministri në Facebook.
Tutje ai tha se populli i Kosovës, është populli i mbijetuar nga gjenocidi i Serbisë.
Postimi i plotë: