75 Mall Live Search
21:36 / E Diele, 29 Gusht 2021 / AR

Kurti: Kur janë në pyetje partnerët tanë nuk themi pse por si

Pas ardhjes së 111 refugjatëve afganë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar për media.

Ai tha se është nder për të dhe Kosovën t’u ndihmojnë këtyre refugjatëve, shkruan Indeksonline.

“Refugjatëve afganë të cilët janë të dëshpëruar që kanë lëshuar shtëpitë e tyre, u kemi dëshiruar mirëseardhje dhe u kemi thënë se janë mysafirët tanë dhe janë të sigurt. Është nder për mua për ne që kemi mundësi t’u ndihmojmë këtyre refugjatëve. Kur është në pyetje një çështje humanitare dhe kur janë në pyetje partnerët tanë ne nuk themi pse por si. Të gjitha çështjet që i diskutojmë janë të natyrës teknike se si këta refugjatë të kalojnë sa më lehtë në vijim pas një konflikti që e lanë në atdheun e tyre.

Në këtë rast e falenderojmë NATO-n, SHBA-në për konunikimin dhe bashkëpunimin e ngushtë në mënyrë që të mirëpresim këta refugjatë që po i ndihmojmë së bashku.

“Para më shumë se 22 vjetësh NATO-ja bëri ndërhyrje humanitare në Kosovë për ta ndërprerë gjenocidine Serbisë, e tash po i presim ne këta refugjatë që kanë nevojë për mbështetjen tonë”, ka thënë ai./Indeksonline/