13:42 / E Diele, 10 Qershor 2018 / indeksADMonline

Kurti: Kur shënonte Vokrri, të gjithë ishim në ajër

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka thënë disa fjalë për legjendën e futbollit, Fadil Vokrri, i cili vdiq dje si pasojë e një sulmi në zemër.

Në një postim në Facebook, Kurti ka shkruar se të gjithë janë ngritur pa numër në këmbë kur Fadili shënonte, transmeton Indeksonline.

Ky është postimi i Kurtit:

Me deputetë e aktivistë të VETËVENDOSJE!-s sot bëmë homazhe në Kuvendin e Kosovës para arkivolit me trupin e pajetë të Fadil Vokrrit. Në librin përkujtimor shënova:

Kur e merrte topin afër 16 metërshit, i gjithë stadiumi ishte në këmbë. E, kur shënonte, të gjithë ishim në ajër. Panumër herë jemi ngritur në këmbë, aq shumë herë kemi kërcyer në ajër. Nga fëmijët e lagjes te futbollistët tanë më vonë të famshëm, secili, janë frymëzuar nga Fadil Vokrri. Sporti ynë është rritur me emrin e tij. Kujtimi për Vokrrin është i paharrueshëm andaj edhe nderimi për të i përjetshëm! /Indeksonline/