20:42 / E Enjte, 22 Gusht 2019 / indeksADMonline

Kurti: Ky do të jetë vendimi im i parë kur të vij në qeveri

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në një lidhje live në Facebook ka treguar se cili do të jetë vendimi i tij i parë nëse bëhet kryeministër.

“Ne si LVV jemi te gatshëm si për 29 shtator si për 6 tetor. Jemi te gatshëm te garojmë si LVV. Jemi te gatshëm dhe te interesuar te garojmë si koalicion. LVV me programi e saj dhe zotimin e saj ka dëshmuar konsistencën e saj me aktivitet e saj ka dëshmuar dinamiken e saj. Ka ardhur koha qe LVV te jete ne udhëheqje te qeveris. Vendimet e para do te jete zvogëlimi i qeverise. Vetëm 12 ministri me vetme nga një zëvendës ministër .”, u shprehë ai./Indeksonline/