75 Mall Live Search
14:07 / E Diele, 25 Prill 2021 / kutia

Kurti lajmëron së është kthyer në Kosovë: Votimi është detyrim qytetar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së sotme ka qenë në Shqipëri, ku ka shfrytëzuar të drejtën e votës ne Zgjedhjet Nacionale-Parlamentare.

Ndonëse Kurti posedon shtetësinë shqiptare, kjo është hera e parë që një kryeministër i Kosovës voton në Shqipëri, shkruan IndeksOnline.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka shkruar se është kthyer në Kosovë, pasi që paradite kishte votuar në Shqipëri.

Bëjmë të ditur se Partia e Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje garon në zgjedhjet në Shqipëri me tre kandidatë të regjistruar si të pavarur./IndeksOnline/