09:29 / E Enjte, 21 Janar 2021 / Blerim

Kurti: Lista është dorëzu siç është kërku, unë jam bartës i saj!

Lideri i VV-së, njëherësh kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 14 shkurtit, Albin Kurti,  s’ka dashur ta komentonte, vendimin e KQZ-së për ndalimin për kandidim për deputet.

Ai ka thënë se ata kanë dorëzuar listën dhe ai do të jetë bartës i saj, transmeton Indeksonline.

“Ne kemi dorëzuar listën tonë siç është kërku dhe ajo është lista jonë. Para një viti pati qenë në Kosovë ish-ambasadori Grenell, me një darkë me ish-presidentit Thaçi, por kjo ishte në vitin e kaluar.

Insitucionet e shtetit duhet të updatohen, në rrethana të reja, pasi jemi në prag të zgjedhjeve të reja dhe me entuziasëm po presim pjesëmarrje masive.

Jam bartës i listës dhe jam për ta respektuar dhe përfilluar Kushtetutën dhe ligjet që mbrojnë të drejtat e të gjithë dhe secilit prej nesh”, ka thënë Kurti./Indeksonline