Kurti: Thellësisht mirënjohës ndaj SHBA-së për kontributin historik në lirinë tonë
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka uruar të gjithë amerikanët, për Ditën e Falënderimeve.
Përmes një postimi në “X”, Kurti ka ndarë momente nga darka e Falënderimeve të mbajtur disa ditë më parë, duke thënë se takimi me ekipin e Ambasadës amerikane po bëhet një traditë e çmuar.
Ai po ashtu ka shprehur mirënjohje të thellë ndaj SHBA-së, për kontributin në lirinë dhe ndërtimin e shtetit tonë, shkruan IndeksOnline.
“Gëzuar Ditën e Falënderimeve të gjithë amerikanëve. Më herët këtë javë, pata kënaqësinë të prisja të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara në Republikën e Kosovës, Anu Prattipati, dhe ekipin e saj për një drekë Falënderimi. Vetëm në vitin e dytë, ky takim po bëhet një traditë e çmuar, të cilën mezi presim ta vazhdojmë për shumë vite që do të vijnë.
Ne mbetemi thellësisht mirënjohës ndaj Shteteve të Bashkuara për kontributin e tyre historik në lirinë tonë dhe për forcën në rritje të partneritetit tonë sot, të reflektuar këtë vit në heqjen e tarifave për produktet amerikane, koordinimin e ngushtë në çështjet e jashtme dhe përparimet domethënëse në bashkëpunimin tonë në mbrojtje” shkroi Kurti.

