75 Mall Live Search
07:46 / E Mërkurë, 09 Tetor 2024 / MSH

Kurti mbledh ministrat e qeverisë

Qeveria e Republikës së Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës.

Takimi është njoftuar të fillojë në ora 1:00, raporton IndeksOnline.

Ministrat e dikastereve përkatëse do të mblidhen për të diskutuar pikat në agjendën e takimit, e cila akoma nuk është bërë e ditur.

Mbledhja e sotme vjen pas dy vendimeve madhore të qeverisë – njëri për rritjen e pensioneve me 20 për qind, e tjetri për heqjen e ndalesës për mallrat e prodhuara në Serbi.

Një ditë më parë, Kurti dhe ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi, patën takim me kryetarët e komunave, me të cilët diskutuan sfidat dhe shqetësimet e komunave./IndeksOnline/