10:15 / E Martë, 22 Qershor 2021 / OSH

Kurti mbledh sot ministrat, pritet zyrtarizimi i manualit për organizimin e dasmave

Qeveria e Kosovës në krye me Albin Kurtin do të mbajë mbledhje sot në orën 13:00.

Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, përmes një njoftimi drejtuar mediave.

Në këtë mbledhje pritet që të zyrtarizohet manuali për organizimin e dasmave në kohë pandemie.