75 Mall Live Search
13:25 / E Martë, 08 Qershor 2021 / AR

Kurti mbledh sot ministrat, s’dihet arsyeja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të mbajë mbledhjen e ekzekutivit.

E konfirmuar nga kabineti qeveritar për Ekonomia Online, mbledhja do të mbahet në orën 15:00.

Deri më tani, nuk dihet ende arsyeja e mbledhjes së sotme të Qeverisë së Kosovës.

Ndryshe, mbledhja e fundit e Qeverisë është mbajtur të premten e 28 majit.