21:11 / E Shtunë, 06 Qershor 2020 / indeksADMonline

Kurti: Më 12 qershor do të ketë tubim publik në Prishtinë

Ish kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se do të mbahet një tubim publik më 12 qershor në Sheshin “Skënderbeu”, transmeton IndeksOnline.

Ai tha se ” ë premten e ardhshme të 12 qershorit 2020, të shënohet me një tubim publik, duke e mbajtur distancën, në Sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë”.

Njoftimi:

Tubim në Sheshin “Skënderbeu”, të premten me 12 qershor

Në mbledhjen e sotme me Qendrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE! diskutuam për shumë çështje politike dhe organizative. Nga data 10 qershor 2020 e deri më 17 qershor 2020 mbahet “Java e Lëvizjes”, organizim yni ky tradicional i përvitshëm me aktivitete të shumta. Në veçanti Qendrat tona shprehën gatishmërinë dhe interesimin që 21 vjetori i çlirimit të Kosovës dhe 15 vjetori i VETËVENDOSJE!-s, të premten e ardhshme të 12 qershorit 2020, të shënohet me një tubim publik, duke e mbajtur distancën, në Sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë. Ndërkohë vazhdon mbledhja e nënshkrimeve të peticionit “Duam Zgjedhje!” anembanë Kosovës…