75 Mall Live Search
08:58 / E Mërkurë, 24 Gusht 2022 / B O

Kurti me agjendë të ngjeshur sot, mbledhja e Qeverisë, Escobari, Lajqaku…!

Qeveria e Kosovës e ka publikuar agjendën e sotme të kryeministrit Kurti. Dhe duket se kryeministri ka një ditë të ngarkuar para vetes.

Në orën 11:00, Kurti do të mbledhë ministrat për të mbajtur mbledhjen e Qeverisë. Pas mbledhjes, do të ketë prononcim për media.

Më pas, në orën 15:00, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák.

Takimi do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë në orën 15:00./Indeksonline/