Kurti me flamurin e Kosovës në qaf
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti sonte për herë të parë do ta përcjell një ndeshje të kombëtares së Kosovës në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
Ai është ulur tek ulëset e lindjes dhe është pritur me shumë duartrokitje në stadium.
Sapo është vendosur në ulëse, një tifozë ia ka vendosur shallin me flamur të Kosovës në qaf.
Kurti është kandidati potencial për tu bërë kryeministri i ardhshëm i Kosovës pasi fitoi zgjedhjet e 6 tetorit./Indeksonline/

