75 Mall Live Search
11:12 / E Premte, 27 Dhjetor 2024 / Z S

Kurti me ide për kursim energjie, u kërkon qytetarëve ta shpenzojnë më pak pas orës 18:00

Ditëve të fundit shumica e vendeve në Kosovë po përballen me mungesë të energjisë elektrike.

Lidhur me këtë në mbledhje të qeverisë ka folur vetë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ai u ka kërkuar qytetarëve që të shpenzojnë më pak energjie elektrike pas orës 18:00.

“Qytetarët i lusim të racionalizojnë konsumin e energjisë elektrike sidomos nga ora 18:00 deri në mesnatë, në të mirë të sigurisë të furnizimit për vete dhe të vendit tonë”, ka thënë Kurti.

Këto shqetësime i kemi përcjell tek operatorët e rrjetit, KOSTT Dhe KEDS dhe kemi kërkuar nga ta angazhim maksimal në disa drejtime, ka shtuar më tutje kreu i ekzekutivit./Indeksonline/