Kurti: Me Mustafën do të takohemi së shpejti, mbledhja e kryesisë vazhdon nesër

Lëvizja Vetëvendosje sot ka mbledhur këshillin e saj të brendshëm.
Ndonëse arsyeja e mbledhjes nuk u bë e ditur, lideri i kësaj partie, Albin Kurti, tha para medieve, se mbledhja e kryesisë brenda Vetëvendosjes do të vazhdojë edhe nesër.
Ai konfirmoi se me liderin e LDK-së, Isa Mustafën do të takohen së shpejti.
“Kemi filluar me mbledhje të kryesisë do ta vazhdojmë nesër me mbedhjen. Komunikimet janë të vazhdueshme do të takohemi sa më shpejt që është e mundur”, tha Kurti. /IndeksOnline/


