Kurti me kabinetin qeveritar bën homazhe në Prekaz
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me anëtarët e kabinetit qeveritar tashmë ka arritur në Prekaz.
Kjo për nder të 28-vjetorit të shënimit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kurti vjen në Prekaz vetëm pak minuta pasi presidentja e vendit, Vjosa Osmani vendosi që shpërndajë Kuvendin e Kosovës dhe të shpallë zgjedhje të reja./Indeksonline/

