75 Mall Live Search
10:54 / E Enjte, 21 Dhjetor 2023 / mp

Kurti me kritika për mosngritje të aktakuzave për sulmuesit në veri: 10 ligje janë ngujuar në Kushtetuese

Kryeministri Albin Kurti, tha se të arriturat e Qeverisë në sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit janë të njohura si në Kosovës dhe në arenën ndërkombëtare, raporton Ekonomia Online. Ai në takimin e Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriu, shtoi se gjatë këtij viti janë mbyllur shumë rrugë kriminale e janë sekuestruat substanca narkotike.

Kurti pati kritika sa i përket mosngritjes së aktakuzave ndaj paramilitarëve serbë për barrikadat dhe sulmet që kanë ndodhur në veri të vendit. Ai tha se brenda një viti mbi 10 ligje për reformë kanë përfunduar në Gjykatën Kushtetuese.

Madje tha se këto ligje janë ngujuar në këtë Gjykatën duke pamundësuar reformën në sistem.

“Progresin ynë në luftimin e korrupsionit është vlerësuar edhe nga organizatat ndërkombëtare. Ka vetëm grupe të organizuara kriminale ata nuk kanë mbështetje në popull. Ajo çfarë me duhet të theksho se ka shumë informata për krimet vjet edhe sivjet”.

“Vjet kur kishim barrikada sivjet kur kishim sulem paramilitare, këto nuk janë reflektuar në aktakuza të shumta, kemi shumë pak aktakuza për krimet e kryera të qytetarëve. Një sfidë si Qeveri që e kemi pasur është fakti që reformat tona kanë përfunduar në Gjykatën Kushtetuese”.

“Brenda një viti i kemi 10 ligje shumë të rëndësishme të reformës sonë ose ngalën të ngujuara ose janë të rrezuara ose të deformuara. 10 ligje për më pak se një vit të i kemi të ngujuar në Gjykatën Kushtetuese”, tha ai.