10:34 / E Shtunë, 24 Shtator 2022 / A. M.

Kurti me kryetarët e komunave bëhen bashkë në Pejë

Kryeministri Albin Kurti ka ftuar sot në takim kryetarët e komunave, me qëllim të koordinimit ndër-institucional mes Qeverisë dhe pushtetit lokal.

Në fotografitë e siguruara nga “Indeksonline” shihen disa prej kryetarëve dhe ministrave duke u futur në njërin prej restoranteve të qytetit të Pejës.

Kujtojmë se sipas një njoftimit të Qeverisë, në këtë takim do të marrin pjesë kryeministri Albin Kurti, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ministri i Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, dhe kryetarët e Komunave të Republikës së Kosovës.

“Takimi do të ndodhë paradite në njërin nga hotelet në Pejë dhe do të diskutohet për performancën buxhetore e komunave dhe investimet kapitale, energjinë dhe ujërat, projektet komunale (investimet kapitale, agjenda e gjelbër, digjitalizimi në nivel lokal) dhe strategjinë për menaxhimin dhe kontrollin e qenve me dhe pa pronar”, thuhet në njoftim. /Indeksonline/