75 Mall Live Search
08:42 / E Mërkurë, 08 Shkurt 2023 / AR

Kurti me Rashiqin shkojnë te dy familje serbe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, dje kanë qenë në Istog ku kanë vizituar dy familje serbe.

Kurti u shpreh se me ta kanë diskutuar për mbështetjen që qeveria po bën për fermerë e biznese.

“Çdo qytetar i Kosovës, pavarësisht përkatësisë, dëshiron dhe meriton një qeveri që siguron drejtësi dhe mirëqenie për të gjithë, Në familjet Miletiq dhe Komatoviq u pritëm bashkë me ministrin Rashiq në Istog ku diskutuam për hapat aktivë që qeveria jonë po bën për të mbështetur fermerët, bizneset dhe punëkërkuesit”, ka shkruar Kurti në Twitter.