75 Mall Live Search
22:22 / E Diele, 08 Mars 2020 / indeksADMonline

Kurti me shumë takime për nesër, nuk përmendet ai me Thaçin!

Kryeministri Albin Kurti do të pres nesër në takim, Dale Pfeifer, themeluesin e Fondit Amerikan të Edukimit në Kosovë.

Takimi nis nga ora 10:30. Gjithashtu Kurti do të marr pjesë në seancën e Kuvendit të Kosovës me fillim nga ora 11:00, raporton Indeksonline.

Agjenda e kryeministrit për nesër vazhdon me pjesëmarrjen e tij në Shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas organizuar nga Agjencia për Barazi Gjinore në ZKM nga ora 14:00.

Gjithashtu nga Zyra e Kryeministrit u bë e ditur se Kurti nesër pret në takim edhe bordin e organizatës joqeveritare Germin në ora 15:30.

Por në agjendën e Kurtit për nesër nuk është bërë e ditur nëse do t’i përgjigjet ftesës së presidentit Hashim Thaçi për takim nga ora 13:00.

Sonte u bë e ditur se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të zhvillojë takime me liderët institucionalë dhe politikë duke nisur nga ora 10:30./Indeksonline/