75 Mall Live Search
14:01 / E Mërkurë, 01 Qershor 2022 / OSH

Kurti: Me Sullivan u takuam në Shtëpi të Bardhë, dilemat ua hoqi edhe ambasadori amerikan!

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në konferencë për media ka thënë se ka zhvilluar takime të rëndësishme gjatë qëndrimit 2 javor në Shtete të Bashkuara të Amerikës që kanë të bëjnë për sigurinë dhe investimet për Kosovën, shkruan IndeksOnline.

Ai vlerësoj se ka zhvilluar takimin më të rëndësishëm për sigurinë e Kosovës, me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jake Sullivan, në Shtëpinë e Bardha.

Për dilemat se a u zhvillua ky takim në Shtëpi të Bardhë, Kurti tha se këtë e ka vërtetuar edhe ambasadori amerikan.

“Së pari në vizitën në SHBA gjatë dyjavëve kam pasur një numër më të madh të mundshëm të takimeve, gjithsej me 7 senatorë 4 demokratë, 12 kongresistë, kam takuar këshilltarin për sigurisë kombëtare të Biden, Jake Sullivan në Shtëpinë e Bardhë dhe shefen e përgjithshme së USAID.

Unë kam shkuar për dy gjëra pë investimet për Kosovë dhe sigurinë për Kosovën dhe kam pasur takimet më të mira për qëllimet që kam pasur.

Takimet i zhvilloj varësisht si i kam qëllimet.

Nëse ju kujtohet ndërhyrja e NATO-s në pranveren e 1999 katër fytyra kanë qenë kyqe, Presidenti Clinton, Albright, James Rubin e  Vesli Klark, e mbrapa tyre ka qenë një figurë e jashtzakonshme e ky është këshilltari për siguri nacionale që tanimë në vend të tij është Jake Sullivan dhe unë e kam takuar atë dhe unë e kam takuar atë në Shtëpinë e Bardhë, pra dilemat ua ka hequr ambasadori amerikan nëse dikujt prej juve nuk ua ka heq dilemat as ambasadori amerikan më duhet ta pranoj se e kam të vështirë t’ju ndihmoj”, tha ai.