13:31 / E Martë, 14 Shtator 2021 / LB

Kurti-Merkel, përshendeten para takimit kokë më kokë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të ketë një takim kokë më kokë me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Këtij takimi i ka parapri një përshendetje mes kancelares Angela Merkel dhe kryeministrit Kurti në kuadër të takimit me kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Kujtojmë se takimi i Kurtit me Merkel pritet të nisë rreth orës 15:00, shkruan “Indeksonline”.

Poashtu është paralajmëruar një konferencë që do ta mbajë edhe kryeministri Kurti, në 16:15.

Merkel është duke zhvilluar një takim me të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor.

Këtij takimi i ka parapri një takim mes kryeministrit Rama dhe kancelares gjermane.