Kurti merr mbështetjen e 10 deputetëve, nga komunitetet joshumicë
Pretendenti kryesor për kryeministër, Albin Kurti, bashkë me disa deputetë të zgjedhur nga Lëvizja Vetëvendosje, ka takuar deputetët e zgjedhur nga komunitetet joshumicë në Kosovë, përveç atyre serbë.
“Të gjithë deputetëtët e komuniteteve jo shumicë, edhe një herë shprehën mbështetjen për qeverinë “Kurti” dhe diskutimi u fokusua në të mirën e përgjithshme, në projektet që përmirësojnë jetesën e të gjithë qytetarëve, në mbështetje të atyre që kanë më shumë nevojë e në ketë mënyrë në të mirën e secilit”, është shprehur Arbërie Nagavci.

“Bashkë me kryetarin Albin Kurti, takuam përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë në Kuvendin e Kosovës. I takuam të gjithë bashkë dhe me sa di unë vetëm LV! dhe Ambasada amerikane kanë arritur t’i takonte të 10 deputetët njëkohësisht.
Ishte kënaqësi që të diskutonim se si Qeveria në ardhje do të ketë në fokus sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik e mirëqenien e të gjithë qytetarëve, pa marrë parasysh përkatësinë etnike, statusin shoqëror e dallimet e tjera.
Në qeverinë “Kurti” prioritet do të jetë përmbushja e pritjeve të qytetarëve për ndryshim, e kjo u pa dhe në këtë takim.
Të gjithë deputetëtët e komuniteteve jo shumicë, edhe një herë shprehën mbështetjen për qeverinë “Kurti” dhe diskutimi u fokusua në të mirën e përgjithshme, në projektet që përmirësojnë jetesën e të gjithë qytetarëve, në mbështetje të atyre që kanë më shumë nevojë e në ketë mënyrë në të mirën e secilit”, ka shkruar Nagavci. /Indeksonline/