75 Mall Live Search
13:16 / E Enjte, 17 Prill 2025 / L K

Kurti merr një vendim të ri për drejtorin e Doganës

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot drejtorin e përgjithshëm të Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, të cilin e riemëroi sot si drejtor të përgjithshëm të Doganës me mandat katërvjeçar, sipas propozimit të ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve.

Kryeministri në detyrë Kurti dhe ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Trasnfereve, Hekuran Murati, falënderuan drejtorin Llugaliu për punën e deritashme, e përgëzuan për performancën e tij dhe të Doganës dhe e uruan për mandatin e ri duke i uruar suksese të mëtejme në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive të tij.