75 Mall Live Search
10:12 / E Enjte, 14 Gusht 2025 / LB

Kurti merr pjesë në pritjen e organizuar nga MPJD-ja, përfundim i edicionit të 8-të të Konferencës së Ambasadorëve

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë mbrëmë në pritjen e organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, me rastin e përfundimit të edicionit të 8-të të Konferencës së Ambasadorëve.

Konferenca e Ambasadorëve, e cila edhe sivjet ka mbledhur në Prishtinë përfaqësuesit diplomatikë të Kosovës të akredituar nga e gjithë bota, është mbajtur përgjatë tri ditëve me sesione dedikuar planifikimit strategjik të politikës së jashtme dhe forcimit të rolit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Gjatë konferencës u organizuan panele me drejtues të institucioneve dhe diskutime të ndryshme gjatë të cilave u trajtuan tema si, siguria dhe mbrojtja si prioritet gjeostrategjik i vendit, kërcënimet edhe rreziqet jokonvencioanle të sigurisë, organizatat ndërkombëtare dhe politikat e sigurisë, diplomacia publike, imazhi i vendit dhe angazhimi i diasporës, diplomacia ekonomike, si edhe çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.