75 Mall Live Search
20:49 / E Shtunë, 24 Dhjetor 2022 / MSH

Kurti merr pjesë në pritjen e organizuar për Krishtlindje nga Ipeshkvia e Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me ftesë nga Ipeshkiva e Kosovës, mori pjesë në pritjen e organizuar për Krishtlindje.

Në qendrën “BogdaniPolis” në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë, Kryeministri Kurti i uroi ipeshkvit Dodë Gjergji dhe besimtarëve katolikë​ Krishtlindje të gëzuar.