75 Mall Live Search
17:16 / E Hënë, 13 Shtator 2021 / LB

Kurti merr pjesë në takimin e ftuar nga presidentja, diskutohet për shtyrjen e zgjedhjeve lokale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në cilësinë e kryetarit të Vetëvendosjes i është përgjigj ftesës se presidentes Vjosa Osmani, ku do të diskutohet për rekomandimin e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik për shtyrjen e zgjedhjeve lokale.

Në këtë takim, Kurti po shoqërohet nga Mimoza Kusari- Lila, shkruan “Indeksonline”.

Poashtu në takim është parë duke shkuar edhe drejtuesja e Listës Guxo, Donika Gërvalla.

Partitë opozitare po kundërshtojnë fuqishëm opsionin e shtyrjes së zgjedhjeve lokale, në anën tjetër, drejtuesit e VV-së kanë thënë se duhet gjetur konsensus për këtë çështje.