75 Mall Live Search
23:30 / E Premte, 15 Korrik 2022 / Gj. Sh

Kurti merr pjesë në ”Turneun Veror” të futbollit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është parë në natën finale të futbollit të turneut veror, i cili mbahet çdo vit në Prishtinë.

Këtë të premte, nga ora 19:00 kanë filluar që të zhvillohen ndeshjet finale të këtij turneu.

Ndeshjet finale janë duke u ndjekur edhe nga kryeministri Kurti, i cili është i ftuar special.

Në mesin e të ftuarve tjerë janë edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, zëvendësministrja nga MKRS, Daulina Osmani, si dhe Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi.

Përveç tyre, në një fotografi të publikuar nga Mefail Bajqinovci, është parë edhe Drejtori i Sportit në Komunën e Prishtinës, Granit Rugova.