75 Mall Live Search
17:09 / E Enjte, 18 Dhjetor 2025 / A

Kurti mirëpret heqjen e sanksioneve nga BE-ja

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar në Twitter duke mirëpritur vendimin e Bashkimit Evropian për të hequr masat ndaj Kosovës.

Ai thekson se masat ishin të padrejta dhe penalizonin Kosovën për përçarjet e orkestruara nga Serbia, që çuan edhe në sulme terroriste si ai në Banjska dhe në Ibër-Lepenc.

Kurti shton se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj BE-së dhe vlerave demokratike.

Reagimi i plotë:

E mirëpresim vendimin e BE-së për të hequr masat e vendosura ndaj Kosovës. Qeveria jonë ka pohuar vazhdimisht se këto masa ishin të padrejta që nga fillimi, pasi ato sanksionuan Kosovën për përçarjet e orkestruara nga Serbia – një axhendë që çoi gjithashtu në sulme të shumta të mëdha terroriste në territorin tonë, duke përfshirë sulmin fatal në Banjska dhe një tjetër në Ibër-Lepenc që synonte infrastrukturën kritike. Gjatë gjithë kësaj periudhe, ne kemi mbetur plotësisht të përkushtuar ndaj Bashkimit Evropian, për përmbushjen e kritereve për anëtarësim dhe për të vazhduar si aleatë të përkushtuar dhe kampionë të vlerave demokratike.