Kurti mirëpritet nga “World Affairs” në Dallas
Kryeministri i Republikës, Albin Kurti është mirëpritur në Dallas nga “World Affairs”, forum i pavarur, jopartiak që eksploron çështje dhe mundësi që i kapërcejnë kufijtë.
Përmes një postimi në Twitter, ata kanë publikuar disa fotografi të kryeministrit kosovar me anëtarë dhe studentë të këtij forumi.
“Mezi presim të thellojmë partneritetin tonë me Kosovën”, thuhet në shkrimin e tyre. /Indeksonline/

