14:05 / E Diele, 05 Prill 2020 / indeksADMonline

Kurti: MSH e shpalli karantinë Veriun e Mitrovicës dhe Zveçanin, s’kemi dashur ta bëjmë këtë gjë me tupan

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti përmes një videoje ka treguar se Ministria e Shëndetësisë ajo që e ka shpallur karantinën edhe në dy komuna tjera: në komunën veriore të Mitrovicës dhe në komunën  e Zveçanit.

Kurti tha se këtë gjë nuk kanë dashur ta bëjmë me tupan në mënyrë që krizën shëndetësore të mos e thellojme edhe me një tjetër, shkruan Indeksonline.

“Qeveria në detyrë me të gjitha ministritë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, Policia e Kosovës, Forca e Sigurisë së Kosovës dhe mekanizma të tjerë të shtetit janë 24 orë në punë e 7 ditë në javë duke u ballafaquar bashkë kundër shpërndarjes së virusit Corona.

Kemi numër rekord të testimeve, po na vijnë ndihma e mbështetje nga BE dhe SHBA.

Numri i të infektuarve është 140, i të shëruarve 23 gjersa kemi një të vdekur.

Së fundmi është sërish Ministria e Shëndetësisë ajo që e ka shpallur karantinën edhe në dy komuna tjera: në komunën veriore të Mitrovicës dhe në komunën  e Zveçanit, mirëpo nuk kemi dashur ta bëjmë këtë gjë me tupan në mënyrë që krizën shëndetësore të mos e thellojme edhe me një tjetër.

Ka pasur një dasme në zveçan para dy javësh e cila e ka shkaktuar shpërndarjen e virusit Covid-19 atje”, tha Kurti./Indeksonline/