75 Mall Live Search
22:28 / E Mërkurë, 07 Janar 2026 / Z S

Kurti: Natë kritike për qarkullim, shmangni lëvizjet e panevojshme

Sonte priten kushte të rrezikshme për qarkullim në rrugët e Kosovës për shkak të rënies së temperaturave deri në –9 gradë Celsius.

E kryeministri Albin Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të respektojnë masat e sezonit dimëror, pasi rrugët e lagura pritet të ngrijnë gjatë natës.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Sonte është natë kritike sa i përket qarkullimit në rrugët e Kosovës. Kontrasti i madh i temperaturave, me parashikime që ato të zbresin deri në –9°C, paraqet rrezik të shtuar, pasi rrugët e lagura nga shiu pritet të ngrijnë.

Të gjitha kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve janë vazhdimisht në terren për të lehtësuar qarkullimin. Është i domosdoshëm zbatimi i ligjit për sezonin dimëror, përkatësisht pajisja e automjeteve me goma dimërore dhe zinxhirë.

U bëjmë thirrje të gjithëve që sonte të mos lëvizin nëse nuk e kanë të domosdoshme. E nëse megjithatë duhet të qarkullojnë gjatë natës së sontme, atëherë patjetër të bëjnë vozitje të kujdesshme duke ju përshtatur kushteve atmosferike.

Ne po bëjmë maksimumin për t’ju dalë në ndihmë andaj edhe ju lutemi të kontribuoni në rritjen e sigurisë duke shmangur lëvizjet e panevojshme.

I juaji,

Albin Kurti./Indeksonline/