75 Mall Live Search
23:03 / E Hënë, 29 Shtator 2025 / BA

Kurti: NATO është pjesë e ADN-së politike të Kosovës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në diskutimin e organizuar nga Hudson Institute në New York me temë “Partneriteti në rritje Kosovë – SHBA në mbrojtje dhe zhvillim”. Në këtë diskutim të pranishëm ishin presidenti dhe drejtori ekzekutiv i ‘Hudson Institute’, John Walters dhe hulumtues të lartë të ‘Institutit nga Qendra për Evropë dhe Euroazi’ dhe ‘Qendra për Paqe dhe Siguri në Lindjen e Mesme’.

Në komunikatën e lëshuar nga Zyra e Kryeminsitrit bëhet e ditur se Kurti në diskutimin e tij ka folur mbi partneritetin strategjik në zhvillim ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, ku u fokusua në dy fusha me rëndësi kryesore: bashkëpunimin në mbrojtje dhe bashkëpunimin në zhvillim, derisa evokoi themelet e harmonizimit dhe rreshtimit në mes të dyja vendeve.

Kurti përmendi intervenimin e NATO-s ndaj forcave të regjimit të Millosheviqit në Kosovë.

“Për popullin tonë, ky ishte çlirimi – momenti vendimtar kur u hap rruga drejt lirisë. NATO është pjesë e ADN-së politike të Kosovës”, u shpreh Kurti, teksa shtoi se NATO është pjesë e ADN-së politike të Kosovës.

Kurti më tej tha se Kosova sot nuk është thjesht një shtet pas-konfliktit nën mbrojtjen e NATO-s, derisa shtoi se vendi ynë është një aleat i besuar dhe një kontribues në siguri.

“Gjatë katër viteve të fundit, më shumë se një mijë anëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë trajnuar në programet amerikane, duke përfshirë këtu në Ëest Point dhe Kolegjin e Luftës së Ushtrisë Amerikane. Në vitin 2021, një njësi e FSK-së u zbarkoi së bashku me Gardën Kombëtare të Ioëa-s në Kuvajt nën Operacionin Inherent Resolve – misioni ynë i parë ndërkombëtar paqeruajtës. Ne kemi qenë nikoqir i tri edicioneve radhazi të Defender Europe, në edicionin e fundit selia e Divizionit të 28-të të Këmbësorisë ishte e vendosur në Kosovë”, tha Kurti.

Ai përmendi kontributin që FSK ka zhvilluar në mbështetjen ndaj Ukrainës, duke trajnuar personel ukrainas, duke dhuruar pajisje, pastaj në bashkuërendimin në  Operacionin Interflex në Mbretërinë e Bashkuar dhe kemi vendosur sanksione kundër Rusisë, Bjellorusisë, Iranit dhe Hezbollahut.

Kurti më tej foli për partneritetin e vendit tonë me SHBA, që ispas tij bazohet në tri shtylla.

“Partneriteti ynë është i ndërtuar mbi tre shtylla: diplomaci, mbrojtje dhe zhvillim. Në diplomaci, herë pas here përballemi me dallime, veçanërisht në lidhje me Serbinë dhe strukturat ilegale që ajo mban në Kosovë. Por këto dallime kanë të bëjnë me taktikat dhe operacionet, jo me vlerat apo qëllimet strategjike. Në këto çështje jemi plotësisht në linjë të njëjtë. Në zhvillim, progresi është po aq i rëndësishëm”, tha mes tjerash Kurti në takim.

Ndryshe, ‘Hudson Institute’ është një institut kërkimor i themeluar në vitin 1961 nga Herman Kahn. Ai zhvillon analiza strategjike në fusha si mbrojtja, marrëdhëniet ndërkombëtare, ekonomia, energjia, teknologjia dhe e drejta. Qëllimi është të mbështeten politikëbërësit dhe drejtuesit institucionalë dhe ekonomikë me takime dhe rekomandime konkrete.