20:39 / E Mërkurë, 21 Prill 2021 / Blerim

Kurti në bisedë me Odën Amerikano-Izraelite për Tregti: Kemi lidhje historike, do t’i forcojmë raportet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me të ngarkuarën me punë, Ines Demiri kanë qenë pjesë e ngjarjes së Odës Ekonomike, mes Amerikës dhe Izraelit.

Kurti ka bërë të ditur përmes llogarisë në përmes rrjetit social në Twitter vë në dukje se është  i kënaqur që arriti të flasë me Odën Amerikano-Izraelite për Tregti.

“Kënaqësi të flas sot në ngjarjen e Odës Ekonomike, Amerikë-Izrael, së bashku me të ngarkuarën me Punë të Kosovës @ InesDemiri1. Populli ynë ka një lidhje historike, dhe ne shpresojmë ta forcojmë atë në të tashmen, veçanërisht përmes bashkëpunimit ekonomik”, shkroi Kurti.