75 Mall Live Search
18:41 / E Hënë, 31 Tetor 2022 / LB

Kurti në Britani të Madhe, qeveria jep detaje për takimin me shefin e diplomacisë britanike

Kryeministri Albin Kurti ndodhet për vizitë në Britaninë e Madhe, me ç’rast është takuar me ministrin e Jashtëm të këtij vendi James Cleverly.

Në këtë takim, kryeministri Kurti e uroi ministrin Cleverly për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përgjegjësitë e reja.

Ai e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme të Britanisë së Madhe dhe e ftoi për bashkëpunim edhe më të thellë ndërmjet dy vendeve, në veçanti në fushën e shkëmbimeve tregtare dhe ekonomi.

Ndërsa, ministri britanik Cleverly shprehu dashamirësinë dhe admirimin e vendit të tij për të arriturat e shtetit të Kosovës dhe qëndrimin që ajo po mban nga fillimi ndaj agresionit rus në Ukrainë.