75 Mall Live Search
18:36 / E Martë, 11 Nëntor 2025 / MSH

Kurti, në Ditën e Veteranëve: Kosova është mirënjohëse për shërbimin tuaj

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka nderuar të gjitha gratë dhe burrat të Forcave të Armatosura të SHBA-së, në Ditën e Veteranëve.

Ai ka shkruar se angazhimi i ushtarëve amerikanë ka forcuar vlerat e përbashkëta Kosovë-SHBA, shkruan IndeksOnline.

“Në Ditën e Veteranëve, ne nderojmë shërbimin dhe sakrificën e burrave dhe grave të Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara.

Angazhimi juaj ndaj lirisë, paqes dhe demokracisë ka forcuar vlerat tona të përbashkëta dhe partneritetin tonë të qëndrueshëm.

Kosova është mirënjohëse për shërbimin tuaj” shkroi Kurti në “X”.