Kurti në Ferizaj: Përkrahje, mikpritje dhe vizion për të ardhmen

Kandidati i VV-së për kryeministër, Albin Kurti bashkë me disa ministra ka qëndruar sot në qytetin e Ferizajit.
Nga aty Kurti u shpreh se nga aty ku ndahet rrjedha e lumit të Nerodimës në dysh, aty bëhemi bashkë në një, sepse rrjedha jonë as nuk ndahet e as nuk ndalet.

”Aty ku ndahet rrjedha e lumit të Nerodimës në dysh, aty bëhemi bashkë në një, sepse rrjedha jonë as nuk ndahet e as nuk ndalet. Sonte ishim në Ferizaj, e prej aty do të vazhdojmë, krah për krah, cep më cep drejt 9 shkurtit për më shumë rritje, zhvillim e siguri”, ka shkruar Kurti.
Ju falemnderit për përkrahjen dhe mikpritjen, e mirupafshim më 19 janar në Sallën e Sporteve ”Bill Clinton”, ka shkruar Kurti./Indeksonline/