75 Mall Live Search
11:01 / E Mërkurë, 29 Dhjetor 2021 / A. M.

Kurti në fjalimin përmbyllës i falënderon ministrat, u bën thirrje të mos kursehen në punë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti në mbledhjen e fundit për këtë vit ka mbajtur fjalim para kabinetit Qeveritar.

Me këtë rast ai ka falënderuar ministrat për punën gjatë nëntë muajve të qeverisjes duke u bërë thirrje që mos të kursehen në përmbushjen e programit.

Ngushëllime ai u ka shprehur të gjitha familjeve që nga humbur më të dashurit e tyre shkaku i pandemisë, përderisa në fund ka uruar edhe vitin e ri 2022.

“Iu falënderoi për angazhimin për 9 muaj. Secili vit i ka sfidat e tij. Ky vit u mbizotërua nga pandemia. Në emër të Qeverisë u shpreh ngushëllime familjet e prekura nga këto pasoja”.

“Sa e madhe është nevoja për ndryshim dhe përgjegjësia jonë. Le të jetë ky motivim për vitin 2022. Të mos kursejmë për të përmbushur programin tonë. Gëzuar viri i ri 2022”.