11:26 / E Mërkurë, 01 Shtator 2021 / A. M.

Kurti në Forumin e Sllovenisë, ndalet për një deklaratë nga mediat serbe!

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, po qëndron në një vizitë njëditore në Slloveni, ku po merr pjesë në Forumin Strategjik të Bledit.

Në një intervistë për “Tanjug”, shefi i ekzekutivit kosovar ka konfirmuar takimin e radhës me presidentin e Serbisë, Aleksnadër Vuçiq, të negociuar nga BE-ja, transmeton Indeksonline

“Unë pres që më tutje që ne do ta afirmojmë rëndësinë e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor. Bashkimit Evropian duhet të mbrohet dhe unë besojë se reformat e brendshme të BE dhe zgjerimet e jashtme janë të domosdoshme për njëra tjetrën. I kemi pas dy takime deri më tani (me Serbinë v.j.), por mund ta kemi edhe takimin tjetër në vjeshtë. Por ajo varet nga nikoqirët, Borrel dhe Lajkak”, është shprehur ai.

VIDEO, KLIKO KETU

Ndryshe, Forumi i Sllovenisë është i ndarë në dy panele, në të cilat do të diskutojnë zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian, kryeministra e presidentë të shteteve të ndryshme të Evropës.

Kryeministri Kurti do të diskutojë në panelin “Future of Europe – Enlargement”, (E ardhmja e Evropës – Zgjerimi), pjesë e të cilit do të jenë Komisioneri Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim z. Oliver Varhelyi, Kryeministri i Republikës së Sllovenisë, z. Janez Jansha, Kryeministri i Republikës së Malit të Zi, z. Zdravko Krivokapiq, Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, z.Edi Rama, Kryeministri i Republikës së Polonisë, z. Mateusz Moraëiecki, Kryeministri i Republikës së Kroacisë, z. Andrej Plenkoviq, Kryeministri i Republikës së Bullgarisë, z. Rumen Radev, Përfaqësuesi i lartë i Bosnje Hercegovinës, z. Christian Schmidt, Kryesuesi i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës z. Zheljko Komshiq dhe Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Zoran Zaev.

Në panelin me temë “Future of Europe – To Stand and Withstand”, (E ardhmja e Evropës – të qëndrosh dhe të përballosh) do të diskutojnë Presidentja e Komisionit Evropian, znj. Ursula von der Leyen, Presidenti i Këshillit Evropian, z. Charles Michel, Presidenti i Parlamentit Evropian, z. David Sassoli, Kryeministri i Republikës së Çekisë, z. Andrej Babish, Kryeministri i Republikës së Sllovenisë, z. Janez Jansha, Kryeministri i Republikës Çeke, z. Eduard Heger, Kryeministri i Republikës së Greqisë, z. Kyriakos Mitsotakis, Kryeministri i Republikës së Hungarisë, z. Viktor Orban, Presidenti i Republikës së Serbisë , z. Aleksandar Vuçiq, Sekretari i Shtetit të Selisë së Shenjtë, z. Pietro Parolini dhe znj. Dubravka Shuica, Nënkryetare e Komisionit Evropian për Demografi dhe Demokraci.

Në margjina të Forumit në Bled, kryeministri Kurti do të ketë takime bilaterale, për të siguruar përkrahje dhe koordinim për menaxhimin e pandemisë COVID 19. /Indeksonline/