08:39 / E Shtunë, 09 Nëntor 2019

Kurti në Francë, flet për zhvillimet politike në Kosovë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dje ka zhvilluar disa takime në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës, ku është diskutuar për marrëdhëniet bilaterale midis dy shteteve tona, zhvillimet politike në Kosovë dhe situatën rajonale në Ballkan.

Kurti ka shkruar në Facebook se në kuadër të vizitës dyditore në Paris, dje në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës në Quai D’Orsay, ka takuar drejtorin për Evropën Kontinentale, Frederic Mondoloni, shefin e departamentit për Ballkanin Perëndimor, Thomas Bertin, dhe drejtorin e kabinetit të ministrit të çështjeve evropiane, Vincent Guerend.

Statusi i tij i plotë:

Në kuadër të vizitës dyditore në Paris, dje isha në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës në Quai D’Orsay ku takova Drejtorin për Evropën Kontinentale, z. Frédéric Mondoloni, Shefin e Departamentit për Ballkanin Perëndimor, z. Thomas Bertin, dhe, Drejtorin e Kabinetit të Ministrit të Çështjeve Evropiane, z. Vincent Guerend.

Pas urimeve të tyre për suksesin tonë në zgjedhje dhe falenderimeve të mia për mbështetjen e Francës për Kosovën, diskutuam për marrëdhëniet bilaterale midis dy shteteve tona, zhvillimet politike në Kosovë dhe situatën rajonale në Ballkan.