Kurti në Francë, takohet me një politikane të rëndësishëm
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti gjatë ditës së sotshme ka qëndëruar në Francë.
Së bashku me ambasadorin e Kosovës në Francë, Qëndrim Gashim zhvilloi një takim me një politikane të rëndësishme franceze, shkruan Indeksonline.
Bëhet fjalë për Kryetaren e Komisionit për Punë të Jashtme në Asamblenë Nacionale të Francë, Marielle de Sarnez.
Kurti përmes një postimi tregoi se ajo i ka uruar atij fitoren në zgjedhjet e 6 tetorit.
Për më shumë lexojeni postimin e plotë të Albin Kurtit:
Sot në Paris, takova Kryetaren e Komisionit për Punë të Jashtme në Asamblenë Nacionale të Francës, znj. Marielle de Sarnez. Ajo më uroi për fitoren në zgjedhjet e 6 tetorit dhe e theksoi dëshirën dhe nevojën që të thellohen edhe më tej marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Francës dhe Kosovës.
I shoqëruar nga ambasadori ynë, z. Qëndrim Gashi, e falenderova znj. de Sarnez për ndihmën e rëndësishme që Franca i ka dhënë Kosovës ndër vite, në kohë lufte e paqe, për siguri dhe zhvillim. Nënvizova gatishmërinë e Kosovës për zhvillimin e një partneriteti të ngushtë e strategjik me Francën në fusha me interes reciprok.
Kryetaren de Sarnez e njoftova edhe për zhvillimet në vend dhe rajon si dhe për përgatitjet tona për programin qeverisës që i përgjigjet vullnetit, të drejtave dhe kërkesës së qytetareve për rend e ligj, luftë kundër korrupsionit, zhvillim ekonomik dhe arsim cilësor.


