75 Mall Live Search
14:58 / E Martë, 03 Mars 2020 / indeksADMonline

Kurti në fund të marsit ose në fillim të prillit vizitë në Bruksel

Kryeministri Albin Kurti në fund të këtij muaji ose në fillim të muajit të ardhshëm pritet ta vizitojë Brukselin.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka, gjatë raportimit në komisionin kuvendar për integrim evropian të Kosovës.

I pyetur nga deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, se pse nuk ka shkuar ende edhe një muaj pas marrjes së mandatit në Bruksel, ministri Reka sqaroi se kjo ka ndodhur për shkak se do të shkojë bashkë me kryeministrin.

“Do të shkojmë me kryeministrin në fund të marsit ose në fillim të prillit, me një delegacion më të zgjeruar me kryeministrin Kurti”, tha Reka.

Kurti që nga marrja e pozitës si kryeministër deri më tani ka zhvilluar vizitë zyrtare vetëm në Shqipëri.