75 Mall Live Search
18:37 / E Enjte, 14 Tetor 2021 / A. M.

Kurti në fushatë me pretendentin për kryetar të Ferizajt, Valon Ramadanin!

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka qenë prezent në Ferizaj duke iu bashkuar kandidatit të partisë së tij për kryetar të kësaj komune, Valon Ramadani.

Kurti nga atje edhe njëherë ka theksuar se shtimi i mundësive për bizneset, për gratë ndërmarrëse, dhe të rinjtë e të rejat që merren me inovacion, bashkë me shërbimet cilësore publike për gjithsecilën lagje e fshat të këtij qyteti, janë në qendër të programit tonë qeverisës.

“Ferizaj si komuna e dytë që i sjell më së shumti të ardhura vendit duhet ta ketë vëmendjen shtetërore që i takon dhe e meriton. Shtimi i mundësive për bizneset, për gratë ndërmarrëse, dhe të rinjtë e të rejat që merren me inovacion, bashkë me shërbimet cilësore publike për gjithsecilën lagje e fshat të këtij qyteti, janë në qendër të programit tonë qeverisës”, thuhej mes tjerash në një postim në faqen zyrtare të LVV-së.

Postimi i plotë:

Ferizaj si komuna e dytë që i sjell më së shumti të ardhura vendit duhet ta ketë vëmendjen shtetërore që i takon dhe e meriton. Shtimi i mundësive për bizneset, për gratë ndërmarrëse, dhe të rinjtë e të rejat që merren me inovacion, bashkë me shërbimet cilësore publike për gjithsecilën lagje e fshat të këtij qyteti, janë në qendër të programit tonë qeverisës. Me Kryetarin e ri Valon Ramadani, që ka përkrahjen e nivelit qendrorë në Prishtinë, një qeverisje e re dhe bashkëpunuese me qytetarë po vjen në Ferizaj. Andaj, me datë 17 tetor, votojmë numrin 144 dhe festojmë fitoren tonë!