13:10 / E Martë, 05 Mars 2024 / S Z

Kurti: Ne i mbahemi një ideali të kulluar të Epopesë dhe Jasharëve, kush i mbahet një ideali të kulluar del gjithnjë fitues

Kryeministri i vendit Albin Kurti në ceremoninë e shënimit të 26 vjetorit Epopesë së UÇK-së në Kazermen “Adem Jashari”  tha se ushtria e Kosovës është më e fortë se kurrë. Ndërsa tha se Kazerma “Adem Jashari”, është vendi i duhur për ta kujtuar Epopenë e UÇK-së.

“Në çdo mars ne jemi këtu në një nga vendet më të duhura për kujtimin dhe kuptimin e Epopesë së UÇK-së. Ky vend mbanë emrin e duhur dhe njerëzit e duhur. Ne e njohim historinë tonë, ne e vlerësojmë historinë tonë. Ne e nderojmë historinë tonë. Shumë nga ju, janë bijtë e dëshmorëve e luftëtarëve ose qendrestarëve nëpër burgjet jugosllave. Të ndëruar ushtarak, tani epoka po flet ndryshe. Së pari sepse ne jemi shtet i pavarur dhe kemi ushtrinë tonë. Ju duhet ta shihni dhe vlerësoni veten si një ushtri që i është shtuar shoqërive që mbrojnë demokracinë dhe paqen. Ne i mbahemi një ideali të kulluar të Epopesë dhe Jasharajve. E kush i mbahet një ideali të kulluar, del gjithnjë fitues. Duhet të jemi të gjithë krenar dhe të dijshëm. Guximi është trimëri dhe dije. Edukimi I ushtarakut fuhet të jetë I plotë dhe guxim.  Ju jeni shprehje e qartë e seriozitetit tonë në arenën ndërkombëtare”, tha Kurti.