13:03 / E Martë, 26 Janar 2021 / OSH

Kurti në Institutin e njohur amerikan: 14 shkurti do të jetë referendum

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka, ka marrë pjesë natën e mbrëmshme në diskutimin e organizuar nga instituti i njohur ndërkombëtar “Wilson Center”, me bazë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nën moderimin e ekspertit të marrëdhënieve ndërkombëtare, drejtor i programit të Evropës në kuadër të “Wilson Center”-it, z. Daniel Hamilton, në diskutim u trajtuan temat aktuale të politikës së brendshme dhe të jashtme të Republikës së Kosovës.

“Aty theksova se 14 shkurti do të jetë referendum, i cili do t’ua mundësojë qytetarëve të zgjedhin midis koniukturave të vjetra dhe politikanëve të një epoke të re, për t’u përballur me krizat e shumëfishta, të cilat po e rëndojnë gjendjen e qytetarëve. Përmirësimi i situatës socio-ekonomike të vendit është i mundur vetëm nëpërmjet zhvillimit ekonomik, që varet edhe nga investimet e jashtme direkte, me theks tek ato nga diaspora e vendit tonë. Në 20 vjetët e fundit, këto investime u pamundësuan nga korrupsioni i lartë e krimi i organizuar i elitës së vjetër. Prandaj, reforma në drejtësi dhe sundimi i ligjit janë parakushte për zhvillimin ekonomik”, ka shkruar Kurti.

Postimi i plotë i tij: