75 Mall Live Search
11:03 / E Martë, 04 Mars 2025 / LB

Kurti: Ne kemi fituar, fituesi duhet dhe do ta bëjë qeverinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nga Gjilani ka folur edhe për formimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Kurti ka thënë se po pret certifikimin e rezultateve dhe se partia të cilën ai e udhëheq, i ka fituar zgjedhjet.

Fituesi, sipas tij, duhet dhe do ta bëjë qeverinë.

Së pari ne presim certifikimin e rezultateve, e më pas do të shohim rrugën përpara, por nuk ka ndryshuar situata, që ne të kemi qëndrime të tjera, sa i përket kundërshtarëve tanë. Është bërë luftë hibride kundër qeverisë tonë, dhe kundër VV-së, por ne kemi fituar dhe fitimtari duhet e do ta bëjë qeverinë”, ka thënë Kurti.