75 Mall Live Search
00:15 / E Hënë, 07 Tetor 2019 / indeksADMonline

Kurti në konferencën e parë pas shpalljes së rezultateve: Do ta udhëheq dialogun!

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka mbajtur konferencën e parë pas rezultateve të zgjedhjeve.

Ai tha se që nga nesër do të nisë formimin e Qeverisë së re të Kosovës, shkruan Indeksonline.

Ndërkaq, ai theksoi se do ta vendosë Kosovën në binarë dhe falënderoi qytetarët që e votuan pasi në këtë mënyrë, do të vendosë mendimet e tij për ta nxjerrë Kosovën nga kriza

“Prej nesër do te fillojmë për formimin e qeverise se re te Kosovës. Qe do t’i shërbej qytetarëve dhe do ta vendos Kosovën ne binar. Faleminderit qytetarëve që na votuan pasi në ketë mënyre na kanë ndihmuar qe te transmetohen mendimet dhe qëndrimet tona për ta nxjerr Kosovën nga kriza. Ne veçanti do t’i falënderoj te gjithë qytetaret e Kosovës qe shfrytëzuan votën e lire. Mërgata jone nuk do te ketë nevoja me te udhëtoj te votoj pasi ne do te ia mundësojmë qe te votojnë ne konsullatat tona”.

Ndërkaq ka thënë: “Sot nuk do t’i kontaktoj. Qysh nesër do te vendosi kontaktin me LDK, me subjektin qe ishim ne opozitë dhe te bëhemi qeveri dhe te bëjmë ndryshimin. Ndryshimi ka ndodhur dhe mban datën 6 tetorin. Shume gjenerata do ta mbajnë mend ketë date, si date qe ndodhi çlirimi.

Dialogu ka qene sfidë, pasi kemi pasur njerëz pa kreditbilitet dhe pakompetenc. Kosova ishte me shume teme se sa pale. Do ta udhëheqë ketë dialogu siç me takon me kushtet dhe ligj. Ne duam mbi 50 marrëveshjet e shkruar me Shqipërinë, te mbeten veç letër, te fillojmë t’i zbatojmë marrëveshjet. Ne jemi dy shtete te ndryshme, por jemi nje popull.

Ne nuk bëjmë gabime në hapa. Me LDK-në kemi pasur bashkërendim opozitar. Unë ua shtri dorën e bashkëpunimit si kryeministër|, përfundoi ai./Indeksonline/