75 Mall Live Search
11:43 / E Premte, 26 Mars 2021 / OSH

Kurti në Krushë të Madhe, për të pagjeturve: Ne do ta ngrisim këtë çështje përditë në çdo instancë

Kryeministri Albin Kurti sot ka bërë homazhe në Krushë të Madhe në 22- përvjetorin ku u vranë 243 qytetarë shqipatrë, prej tyre 64 ende janë të zhdukur.

Kurti me këtë rast tha se drejtësia për krimet e kryera nga Serbia mungon.

Ai tha se çdo ditë do ta ngrisin çështjen e të pagjeturve në çdo instancë, shkruan IndeksOnline.

“Duke bërë nderime te Varrezat e Dëshmorëve dhe Martirëve dhe duke u angazhuar për të zbardhur fatin e të pagjeturve ne kryjmë një pjesë shumë të vogël ndaj borxhit të madh që kemi ndaj sakrificave, vuajtjeve dhe humbjeve të popullit tonë ku falë të cilëve ne kemi lirinë dhe pavarësinë.

Drejtësia për krimet e kryer nga Serbia mungon. Obligimi ynë institucional është të angazhohemi maksimalisht në këtë drejtim në mënyrë që të arrijmë t’i shërojmë plagët e liftës, duke zbradhur fatin e të pagjeturve dhe duke sjell drejtësi që duhet të gjykojë e dënojë kriminelët e luftës.

Ne do ta ngrisim këtë çështje përditë në çdo instancë, duam të krijojmë kushte që prokuroia të jetë aktive dhe gjyqësori të jetë efikas”, tha ai./IndeksOnline/