Kurti: Në Kushtetuese dërgohet dekreti i Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit, 60-ditëshi ka nisur
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese e Kosovës është institucioni që duhet të japë fjalën përfundimtare nëse vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja apo jo.
Kurti ka konfirmuar se është duke u dorëzuar në Kushtetuese dekreti i presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendi i Kosovës, duke e cilësuar atë si jokushtetues.
“Besoj se në këta minuta është duke u dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese lënda. 60-ditëshi ka filluar të rrjedhë, tashmë ka kaluar një ditë”, ka deklaruar Kurti.
Ai theksoi se vendimi i Kushtetueses do të jetë përcaktues për hapat e mëtejmë politikë në vend dhe për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja. /Indeksonline/

