75 Mall Live Search
17:31 / E Enjte, 17 Tetor 2019 / indeksADMonline

Kurti në Londër takohet me qeveritar britanik, diskutuan për marrëdhëniet midis dy vendeve

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka shkuar në parlamentin britanik sot dhe është takuar  kryesuesin e Grupit Parlamentar të Laburistëve, Ministrin e Punëve të Jashtme në hije dhe, këshilltarin komunal në Waltham Forest.

Kurti përmes një postimi në facebook ka thënë se kanë diskutuar për marrëdhëniet e mira bilaterale midis dy vendeve dhe dy partive dhe situatën socio-ekonomike në Kosovë.

Ja postimi i plotë:

Sot në Parlamentin Britanik në Londër takova z. John Cryer, kryesuesin e Grupit Parlamentar të Laburistëve, z. Khalid Mahmood, Ministër i Punëve të Jashtme në hije dhe z. Kastriot Berberi, këshilltar komunal në Ëaltham Forest.

Diskutuam për marrëdhëniet e mira bilaterale midis dy vendeve dhe dy partive tona, situatën socio-ekonomike në Kosovë, për ndryshimet politike pas fitores sonë në zgjedhet e 6 tetorit, si dhe për sfidat nëpër të cilat po kalon Britania e Madhe lidhur me BREXIT-in.

Ministri i Punëve të Jashtme në hije, z. Khalid shprehu vullnetin për bashkëpunim dhe për të përkrahur qeverinë e ardhshme në fushën e investimeve, tregtisë e drejtësisë, si dhe për të ndihmuar e përkrahur Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Në këtë takim isha bashkë me deputetet Saranda Bogujevci e Fitore Pacolli si dhe me Agim Morinën, koordinator i Qendrës së VETËVENDOSJE!-s në Britani të Madhe.